PARTNERI JUAJ I BESUESHËM PËR NJË TË ARDHME TË SIGURT

Kush jemi ne

WVP – Ndërmjetësim në Sigurime dhe Grupi Ndërkombëtar

E themeluar në 2006, WVP ofron këshillim financiar profesional për sigurimet e Jetës dhe Jo-Jetës, me licencë NR.10, datë 25.04.2012, të lëshuar nga AMF si broker sigurimesh. Ne jemi pjesë e WVP Group, një grup ndërkombëtar me seli në Graz, Austri, i pranishëm në 10 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke ofruar ekspertizë dhe mbështetje financiare sipas standardeve më të larta.

Shërbimet tona si Broker Sigurimesh

Ne ofrojmë këshillim të personalizuar dhe menaxhim të plotë të sigurimeve tuaja, duke krahasuar ofertat më të mira të kompanive siguruese  për të gjetur zgjidhjen që i përshtatet më mirë nevojave tuaja.

Sigurime jete dhe kursimi

Mbrojtje për familjen tuaj dhe ndërtim kapitali për të ardhmen, përmes planeve të sigurimit të jetës me kursim.

Sigurime shëndetësore, automjeti dhe pronash

Ndihmë për të zgjedhur mbulime të përshtatshme për shëndetin, automjetin dhe pronat tuaja.

Menaxhim i kontratave të sigurimit

Administrim, rinovim dhe përditësim i kontratave tuaja për t’u siguruar që jeni gjithmonë të mbuluar sipas kushteve më të favorshme.

Konsulencë dhe analizë nevojash

Analizojmë situatën tuaj personale ose të biznesit për të identifikuar nevojat specifike dhe për të sugjeruar zgjidhjet më të mira.

Solucione të personalizuara për individë dhe biznese

Sigurime të përshtatura sipas nevojave të veçanta të klientëve privatë ose bizneseve.

Mbështetje në rast aksidenti dhe kërkesash për kompensim

Ju asistojmë gjatë procedurave të aksidenteve dhe kërkesave për dëmshpërblim, për një proces të shpejtë dhe të qartë.

Plane kursimi dhe investimi

Solucione që kombinojnë sigurimin me mundësi kursimi dhe investimi afatgjatë, të dizajnuara sipas objektivave tuaja financiare.

Misioni

Misioni ynë është të ndërtojmë partneritete të forta e të besueshme me kompanitë e sigurimeve dhe klientët, duke krijuar një kompani me integritet, standarde të larta etike dhe shërbim cilësor. Ne synojmë të fuqizojmë markën WVP Group, të zbatojmë praktika profesionale e inovative, si dhe të ofrojmë këshillim të paanshëm për një të ardhme të sigurt.

Vizioni

Duke ofruar zgjidhjet më të mira të përshtatura për nevojat e klientëve, vizioni ynë është të sigurojmë kënaqësinë dhe besimin e klientit në planin afatgjatë. Ne synojmë të promovojmë idenë e ndërmjetësimit të besueshëm dhe të krijojmë një lidhje të fortë mes klientit, ndërmjetësit dhe kompanive të sigurimeve.

Qëllimi

Qëllimi ynë është të zgjerojmë praninë tonë në tregun shqiptar përmes rekomandimeve të klientëve të kënaqur dhe të bëhemi kompania kryesore e ndërmjetësimit, duke ruajtur këtë pozicion në planin afatgjatë. Synojmë të zgjerojmë shërbimet tona, të ofrojmë informacion të qartë dhe të ndihmojmë klientët të rrisin sigurinë personale dhe financiare.

Pse të zgjidhni ndërmjetësimin me WVP?

Ne nuk jemi të lidhur me asnjë kompani sigurimi në pronësi, dhe kjo na lejon të mbrojmë plotësisht interesat e klientëve tanë.

Ekipi ynë monitoron vazhdimisht zhvillimet e tregut dhe ndryshimet në programe dhe tarifa, për të siguruar që partnerët tanë të ofrojnë mbulime të përshtatura dhe produktet më të mira për nevojat e klientëve.

  • Përgjegjësi ligjore ndaj klientit – Veprimet tona janë gjithmonë të orientuara nga interesi juaj.
  • Pavarësi totale – Nuk jemi të lidhur vetëm me një kompani sigurimi, prandaj ju ofrojmë zgjidhje optimale në treg.
  • Cilësi e garantuar – Jemi të përkushtuar ndaj standardeve më të larta dhe profesionalizmit në punën tonë.
  • Fokus tek klienti dhe mbështetje afatgjatë – Ndërmjetësi ka detyrën të mbrojë interesat e të siguruarit dhe të ofrojë mbështetje të vazhdueshme gjatë gjithë bashkëpunimit

Pavarësi dhe Fokus tek Klienti

Si broker i pavarur në tregun e sigurimeve, nuk jemi të lidhur me asnjë kompani sigurimesh. Kjo na jep mundësinë të:

  • Krahasojmë në mënyrë objektive ofertat e shumë shoqërive sigurimi.
  • Zgjedhim gjithmonë zgjidhjen që i përshtatet më së miri nevojave tuaja.
  • Negociojmë kushte më të favorshme për ju.

Fokusi ynë është gjithmonë tek interesi i klientit: të sigurojmë mbrojtjen, kursimet dhe sigurinë financiare që kërkoni, me transparencë dhe besueshmëri.
Ne punojmë për ju.

Pavarësi dhe Fokus tek Klienti

Zgjidhja e duhur për të gjithë!

Përfitoni mbrojtje financiare të plotë dhe qetësi mendore në rast fatkeqësie. Ky sigurim është dizajnuar për të garantuar që ju dhe familja juaj të jeni të mbrojtur nga pasojat financiare të ngjarjeve të papritura, duke siguruar një mbështetje të besueshme në kohë të vështira. Jo vetëm një mburojë kundër pasojave të mundshme financiare, por gjithashtu një investim në të ardhmen tuaj dhe të dashurve tuaj.

WVP – partneri që ndërton një të ardhme të sigurt për ju dhe familjen tuaj.